Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.
Llapi dhe Drita luajtën pa gola në 45 minutat e para, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe Dukagjini me Malishevën luajtën baras në pjesën e parë, por rezultati aty ishte 1-1.
Vesel Limaj në minutën e tetë i dha avantazhin Malishevës, kurse Mërgim Pefqeli barazoi shifrat në minutën e 21’të për Dukagjinin.
/GazetaBlic Sport/