Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve

03/06/2024 21:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Manchester City është në avantazh ndaj Copenhagen, 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i përgjithshëm momental është 6 me 2. Akanji, Alvarez dhe Haaland shënuan për ‘Qytetarët’, kurse Mohamed Elyounoussi realizoi për skuadrën daneze.

Në ndeshjen tjetër, Real Madrid dhe Leipzig po luajnë pa gola, 0 me 0, kurse rezultati i përgjithshëm nga të dy takimet është 1 me 0 në të mirë të skuadrës spanjolle.

Gjermanët ishin shumë më të rrezikshëm në 45 minutat e parë dhe ishin në tre raste afër golit.

/GazetaBlic Sport/