Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve

09/13/2022 19:31
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen në Ligën e Kampionëve.

Interi është në avantazh ndaj Viktoria Plzen me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Edin Dzeko shënoi gol të bukur në minutën e 19-të, me sulmuesin boshnjak që e gjeti portën me anë të një finalizimi fantastik.

“Neruazzurët” e kishin dominimin e plotë dhe mund të shënon edhe gola të tjerë në pjesën e parë.

Në anën tjetër, Sporting dhe Tottenham po luajnë pa gola, 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/