Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e skuadrave kosovare.
Drita dhe Llapi po i zhvillojnë sonte ndeshjet e para në UEFA Europa Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas pjesës së parë, Drita po luan me rezultat të barabartë ndaj Deçiq 1 me 1. Skuadra mysafire shënoi golin e parë në minutën e 3’të, kurse Drita barazoi rezultatin në minutën e 11’të nëpërmjet Almir Ajzerajt.
Në anën tjetër, Llapi është në disavantazh ndaj skuadrës nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi.
Rezultati pas pjesës së parë atje është 1 me 0.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


