Sporti

Përfundojnë pjesët e para, Besa me paraqitje fantastike ndaj Ballkanit, Gjilani në avantazh ndaj Feronikelit

04/10/2021 15:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ballkani dhe Besa po luajnë baraz 1 me 1, në Suharekë, shkruan GazetaBlic.

Meriton Korenica shënoi për vendasit, kurse Qorri shënoi një super gol për skuadrën e Besës.

Ishte një paraqitje shumë e mirë e futbollistëve të Besës pas 45′ minutave të parë.

Në anën tjetër, Gjilani është në avantazh ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0.

Gerhard Progni shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e parë.

/GazetaBlic/