Sporti

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës

10/15/2021 13:57
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka mbyllur pjesën e parë në avantazh minimal 0-1 ndaj Ulpianës, kurse Drenica ka shkuar në pushim me epërsi solide 3-0 ndaj Feronikelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i vetëm në takimin Ulpiana – Drita u realizua nga Simonovski.

Simonovski realizoi gol me kokë në minutën e 29’të të takimit.

Në anën tjetër Drenica shënoi tre herë në portën e Feronikelit. Fillimisht Kreshnik Uka u gjend mirë për të përfituar nga topi i kthyer nga goditja e Zabergjes në minutën e 12’të të takimit.

Për të dyfishuar avantazhin për Drenicën u përkujdes, Dennisson i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje të Feronikelit në minutën e 26’të të takimit.

Epilogun përfundimtar të pjesës së parë e vulosi Zabergja i cili shënoi golin e tretë për Drenicën në minutën e 40’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/