Sporti

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet e arritura në Prizren e Suharekë

09/02/2023 18:02
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Malisheva ka siguruar fitoren e tretë, duke mposhtur Feronikelin ’74, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 4 me 1, me të drejtuarit e Senad Alirifës që triumfuan me plotë meritë.

Në anën tjetër, Liria triumfoi ndaj Fushë Kosovës në Prizren. Rezultati përfundimtar në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ ishte 2 me 1.

/GazetaBlic Sport/