Sporti

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet finale

11/23/2021 14:56
nga:Lorik J

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Prishtinës ka fituar ndaj Feronikelit në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, teksa në 45 minutat finale, skuadra e Prishtinës gjeti dy herë rrjetën dhe siguroi fitoren në këtë përballje.

Leonit Abazi dhe Bleart Tolaj shënuan golat për ekipin e Prishtinës në këtë sfidë.

Në ndeshjen tjetër në “18 Qershori” në Klinë,  Dukagjini barazoi ndaj Ulpianës me rezultatin 1:1.

Ulpiana kaloi fillimisht në avantazh me Rrezin, teksa rezultati u barazua nga Altin Merlaku.

/GazetaBlic Sport