Prishtina ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Kryeqytetasit e fituan këtë takim me rezultat 0 me 4, shkruan GazetaBlic Sport.
Golat e fitores u shënuan nga Endrit Krasniqi (2’), Sabien Lilaj (10’) dhe Oto John (79’, 81’).
Gjilani poashtu triumfoi ndaj A&N, me rezultat 0 me 1. Ulpiana e mposhti Vëllaznimin 3 me 0, poashtu Drenica triumfoi ndaj Vllaznisë së Pozharanit 3 me 0.
Llapi e mposhti Kikën me rezultat 2me 1. Tutje u kualifikua edhe Ballkani pas fitores së thellë ndaj Rahovecit, 1-3.
Pas pak publikohen të gjitha rezultatet e ndeshjeve tjera.
/GazetaBlic Sport/


