Një supermarket është përfshirë nga zjarri në Klinë, në orët e para të mëngjesit.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
“Në orën 6 e 30 jemi njoftuar nga policia e Klinës për një rast me zjarr në supermarketin “ETC”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e zjarrfikësit. Kanë ndihmuar edhe zjarrfikësit nga Peja, Istogu dhe Deçani. Zjarri ende nuk është lokalizuar dhe të lënduar nga ky zjarr nuk ka”, u shpreh Gashi për “Gazeta Blic”

