Në Vershevc të Lipjanit është raportuar se të shtunën është përfshirë nga zjarri një pjesë e pyllit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Vlera e dëmit nuk dihet, nuk ka të dyshuar, rasti nën hetime.