Lajme

Përfshihet nga zjarri një pemishte në Shtërpcë

03/16/2025 09:57
nga:G B

Të shtunën në Shtërpcë më saktë në vendin e quajtur Taraija është djegur një pemishte që nuk ishte pronë private.

Siç njofton policia e Kososvës, në vendin e ngjarjes njësia e zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin.

“Më datën dhe kohën e lartcekur është raportuar se në Shtërpcë në vendin e quajtur Taraija është një zjarr. Dëmet nga zjarri janë shkaktuar në barishte të thata si dhe një pemishte. Në vendin e ngjarjes njësia e zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin, ndërsa deri me tani nuk kemi ndonjë ankues pasi që prona e përfshirë në zjarr është pronë private”, njofton policia.