Lajme

Përfshihet nga zjarri një mobilieri dhe një shtëpi në Ferizaj

02/12/2025 10:34
nga:N K

Një person në Komogllavë të Ferizajit ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri mobilieria e tyre dhe një shtëpi e cila është në afërsi të fabrikës, raporton GazetaBlic.

Në raportin e policisë thuhet se njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin.

Nga ky zjarrë nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

“INCIDENT ZJARRI Fsh. Komogllavë, Ferizaj 11.02.2025 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga zjarri është përfshirë mobilieria e tyre dhe një shtëpi e cila është në afërsi të fabrikës. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.