Lajme

Përfshihet nga zjarri një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

02/28/2025 11:06
nga:Y I

Një lokal është përfshirë nga zjarri rreth orës 09:30 në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.

Zjarri është lokalizuar dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.