Lajme

Përfshihet nga zjarri një lokal në Istog

08/11/2021 22:14
nga:M K

Një lokal është përfshirë nga zjarri sonte në Istog.

Mediat lokale të Istogut kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke bërë përpjeke për lokalizimin e zjarrit.

Jashtë objektit që është përfshirë nga zjarri shihen edhe disa qytetarë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, dhe nëse ka persona të lënduar nga ky zjarr.