Lajme

Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë, s’ka të lënduar

02/15/2025 11:37
nga:Y I

Një hotel në Brezovicë gjatë ditës së shtunë është përfshirë nga flakët.

Këtë për Klankosova. e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai shtoi se nuk ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.