Lajme

Përfshihet nga zjarri një banesë në Gjirokastër

01/29/2024 09:52
nga:N K

Është përfshirë nga zjarri një banesë në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.

Policia ka bërë të ditur se nga zjarri nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan TCh.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.