Lajme

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier

10/23/2024 23:03
nga:G B

Është përfshirë nga zjarri një banesë në Fier të Shqipërisë, konkretisht në lagjen “ 15 Tetori”.

Bëhet e ditur se banesa e përfshirë nga zjarri ka qenë në katin e katërt të ndërtesës, raporton TCh.

Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, derisa ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar atë.

Në momentin e përfshirjes nga zjarri, në banesë kanë qenë dy persona, të cilët janë nxjerrë me kohë nga aty.