Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë sot rreth orës 17:10.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se nga rasti në fjalë nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes” tha ai.
Krasniqi shtoi se ‘për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit’ tha Krasniqi për “Gazeta Blic”.