Lajme

Përfshihet nga zjarri një auto-servis në Podujevë, nuk ka të lënduar

02/21/2025 10:07
nga:N K

Një auto-servis në Podujevë në rrethana të panjohura është përfshirë zjarri, raporton GazetaBlic.

Në raportin policor thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

“ZJARR-Rr. Gryka e Llapit, Podujevë  20.02.2025 – 03:56. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një auto-servis. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.