Lajme

Përfshihet nga zjarri një ashensor lëvizës në Prizren, s’ka të lënduar

03/05/2025 10:26
nga:Sh R

Policia ka raportuar se gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër në Prizren, është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës që shërbente për ngritjen e personave dhe materialit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“INCIDENT NË VENDIN E PUNËS- Prizren / 04.03.2025 – 08:15. Raportohet se gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër, është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit. Zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.”