Lajme

Përfshihet nga zjarri kati i sipërm dhe kulmi i një ndërtese gjashtë katëshe në Rahovec

08/19/2021 09:40
nga:Q R

Është përfshirë nga zjarri kati i sipërm dhe kulmi i një ndërtese gjashtë katëse në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit që e kanë shuar zjarrin, shkaqet e të cilit nuk dihen.

“Raportohet se zjarri ka përfshirë katin e sipërm dhe kulmin e një ndërtese 6 katesh. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit qe e kanë shuar zjarrin. Shkaqet e shpërthimit të zjarrin nuk dihen. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh.

12 të vdekur në aeroportin e Kabulit