Lajme

Përfshihet nga zjarri fabrika më e madhe kimike në Rusi

04/22/2022 12:43
nga:Astrit Gashi

Një zjarr ka përfshirë fabrikën më të madhe kimike të Rusisë, vetëm disa orë pasi një zjarr i madh shkaktoi vdekjen e shtatë personave në një objekt ushtarak.

Objekti i fabrikës kimike Dimitrievsky u përfshi nga flaka dhe tymi, teksa shkaku i zjarri nuk dihet, ndërsa thuhet se 150 punëtorë të fabrikës u evakuuan, shkruan Dailymail.

Kjo fabrikë, në lindje të Moskës prodhon më shumë tretës industrial se çdo fabrikë tjetër në Rusi dhe gjendet vetëm 1 mijë kilometra nga kufi me Ukrainën.