Lajme

Përfshihet nga flakët azili privat në Tiranë, disa të lënduar

10/05/2024 09:30
nga:Y I

Një azil privat në rrugën Ali Visha në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Incidenti ndodhi gjatë orëve të vona të natës, ku një dyshek në dhomën e një të moshuari mori aksidentalisht flakë.

Shkak për rënien e zjarrit u bë një batanije elektrike me të cilën po ngrohej një prej të moshuarve.

Zjarri u përhap me shpejtësi, por fatmirësisht u izolua para se të shkaktonte dëme të mëdha në ndërtesë apo në zona të tjera të azilit.

Nga incidenti, tre të moshuar pësuan lëndime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u trajtuan menjëherë dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Autoritetet arritën në vendngjarje për të hetuar shkaqet e incidentit.

Raportohet se nuk ka pasur dëme të mëdha materiale dhe situata është vendosur nën kontroll.

/Euronews Albania/