Lajme

Përfqësuesi i VLEN: Kjo është fitore e çdo shqiptari në Maqedoni, është e pastër si loti

05/08/2024 22:17
nga:Sh R

Përfqësuesi i VLEN, Izet Mexhiti është shprehur se fitorja e tyre, siç tha ai është fitore e çdo shqiptari në Maqedoni.

Ai u shpreh se nga nesër e kanë derën e hapur të gjithë ata që i kanë votuar, por edhe ata që nuk i kanë votuar.

“Kjo është fitore e çdo shqiptari në Maqedoni, prej nesër kur do festojmë fitoren, derën hapur do ta kenë edhe ata që na kanë votuar, edhe ata që s’na kanë votuar, sepse ne jemi në shërbim të qytetarëve”.

“Kjo fitore është fitore e pastër si loti, fitore me bindje, fitore me dëshirë, fitore me vullnet, fitore që hap rrugën e re për etapën e re politike të shqiptarëve ne Maqedoni, e vjetra shkon në histori”, u shpreh ai.