Ish deputetja Aida Dërguti ka reaguar ndaj ministres Albulena Haxhiu, për kritikat e saj ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka mbështetur Haxhiun në deklaratën e saj, se gjyqtarët kanë performancë të dobët, pasi sipas saj, po të mos ishte ashtu, gjysma e qeverisë, përfshirë dhe veten, do të ishin burgjeve për marrëveshjet që po i zbatojnë.
Postimi i saj i plotë:
Paj, mirë e ka ministrja, performancë dobët. Po të mos ishte kështu, gjysma e qeverisë bashkë me mua e disa të tjerë do të ishim burgjeve për këto marrëveshjet që po i zbatojnë dhe të tjerat që pritet t’i zbatojnë.


