Lajme

Përforcohet Nisma, zyrtarizon prurjen e njërit prej themeluesve të AAK-së në Kaçanik

06/18/2021 15:46
nga:M K

Njëri prej themeluesve të AAK-së në Kaçanik, Berajdin Shehu, është përforcimi më i ri i Nismës.

Këtë e ka konfirmuar vetë partia socialdemokrate përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Nismës Socialdemokrate sot i është bashkuar ndër themeluesit e degës së AAK-së në Kaçanik, z. Berajdin Shehu, me bashkëpunëtorë.
Anëtarët më të rinj të familjes sonë politike, z. Berajdin Shehun dhe bashkëpunëtorët e tij, sot i ka pritur në takim kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, të cilëve u ka uruar mirëseardhje në Nismë dhe u ka shprehur gjithë gatishmërinë për t’i përkrahur në këtë rrugëtim politik që do ta bëjmë bashkë nga sot e tutje.
Kryetari Limaj tha se nga sot dega jonë në Kaçanik, do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekipë e fuqishme e Nismës, të i sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëve dhe qytetit të Kaçanikut.
Edhe z. Berajdin Shehu, ftoi të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, ti bashkohen Nismës dhe të mbështesin sa më shumë jetësimin e politikave tona socialdemokrate.
Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, z. Agim Çaka duke e vlerësuar lartë aderimin e z. Shehu me bashkëpunëtorë, tha se ngjarja e sotme është moment i rëndësishëm për partinë pasi që iu bashkua një personalitet me bagazh intelektual dhe të definuar politik.

Lajçak: Kosova ende pa liberalizim, situata s’po ecën si duhet