Showtime

Përflitet për një lidhje me producentin italian, Selena Gomez zbulon dëshirën për t’u bërë nënë

08/07/2022 13:42
nga:G B

Selena Gomez ka folur për planet e saj për të ardhmen gjatë një episodi të “Giving Back Generation” që u publikua të premten. Këngëtarja dhe aktorja 30 vjeçare diskutoi disa tema duke përfshirë shëndetin mendor dhe marrëdhënien e saj me rrjetet sociale.

Më pas, ajo tha se mezi po pret që të krijojë një familje. “Shpresoj të jem e martuar dhe të jem nënë”, tha Selena. “Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë përpara se të qetësohem.”

Selena zbuloi se teksa sheh motrën e saj 8-vjeçare Gracie Teefey duke u rritur e bëri atë të mendojë se tashmë dëshiron të bëhet prind. “Në thelb duhet ta shikoj këtë person të vogël të rritet. Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë. Ndihem si prind në një farë mënyre, edhe pse nuk jam.”

Kujtojmë që Selena është përfolur se ka nisur një romancë me producentin italian, Andrea Lervolino. Së fundmi, ylli me famë botërore është parë me producentin dhe disa miq në një restorant teksa po vazhdonte të festonte përvjetorin e 30-të.

Çifti i supozuar duke parë oqeanin

Selena Gomez në pistën e kërcimit me dashurinë e saj të përfolur