Lajme

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas viziton të enjten Kosovën

05/21/2025 12:28
nga:Y I

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, njëherësh nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, do të qëndrojë të enjten dhe të premten për një vizitë në Kosovë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Ajo do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani. Me të arritur në Kosovë, PL/NP Kallas do të mbajë një konferencë për media”, thuhet në njoftim.