Geek

Përfaqësuesja e lartë e TikTok për herë të parë në Kosovë

03/04/2024 12:31
nga:N K

Sot mbahet edicioni i 8-të i konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Ballkanin Perëndimor “Cyber ZERO II ”.

Tanimë ka nis hapja e konferencës, e cila po mbahet në njërin ndër hotelet në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ngjarja që jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballë më sulme të mundshme kibernetike, do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare si dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Albanian Cyber Association sjell për herë të parë në Kosovë një përfaqësues të lartë të rrjetit më të përdorur, TikTok.

Jade Nester e cila është udhëheqëse e politikave të jashtme të të dhënave mbi shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe bullizimin në TikTok, do të jetë më 4 Mars në Prishtinë, për të ndarë shumëçka me audiencën tonë dhe mediat e interesuara mbi atë se si dhe çfarë bënë TikTok për t’i trajtuar këto raste./Atvlive/