Lajme

Përfaqësuesit e Navigacionit dhe ata të Aeroportit “Adem Jashari” diskutojnë për shërbimet ajrore

12/08/2023 12:48
nga:N K

Anëtarët e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) kanë pritur përfaqësues të kompanive ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Sipas një njoftimi publik të ASHNA-së, qëllimi i skamit ishte diskutimi mbi shërbimet ndaj klientëve dhe projektet në përmirësimi të këtyre shërbimeve.

“Patëm kënaqësinë t’i presim sot në ASHNA, përfaqësuesit e kompanive ajrore që operojnë në Kosovë, përkatësisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ” Adem Jashari”.

Konsultimi me klientët tanë të çmuar, jo vetëm detyrim, por edhe traditë e mirë dhe frytdhënëse.

Ndamë informata të rëndësishme për projektet tona zhvillimore dhe dëgjuam për çdo kërkesë apo ankesë eventuale.

Falënderojmë përfaqësuesit e Turkish Airlines, Austrian Airlines, Swiss, Edelweiss dhe Eurokoha!

Mbesim të përkushtuar në arritjen e pritjeve të klientëve tanë!”, thuhet në njoftim.