Sporti

Perez ulë pagat për stafin e Real Madrid

05/28/2021 10:49
nga:E K

Pandemia me COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha financiare te klubet e njohura evropiane.

Pas klubeve italiane të cilat kanë njoftuar se do të ketë ulje pagave për stafin e tyre, edhe Real Madrid po planifikon një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid po ndjek një strategji të rimëkëmbjes financiare dhe ka aplikuar një ulje të pagave prej 10 përqind për drejtorët dhe drejtuesit e lartë të klubit.

Sipas Marca, lojtarët dhe trajnerët negociuan individualisht për këtë çështje, sepse ata nuk pranuan një ulje kolektive. Luka Modric, i cili rinovoi këtë javë, pranoi të kishte një pagë më të ulët.

Real Madrid planifikon të kursejë 70 milionë euro nga uljet e pagave.

/GazetaBlic Sport/