Sporti

Perez ka një mesazh për të gjithë ata që po e kundërshtojnë Superligën Evropiane

04/20/2021 00:23
nga:Lorik J

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid dhe Super League Evropiane ka folur një ditë pas themelimit të kompeticionit më të ri në futboll.

Perez ka thënë se qëllimi i krijimit të Superligës Evropiane është që ta shpëtojnë futbollin, pasi tani ka humbur interesimi edhe për Ligën e Kampionëve, kompeticionin më të madh të futbollit evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kurdo që ka ndryshime, ka gjithmonë njerëz që e kundërshtojnë atë. Kur skuadrat e mëdha luajnë me njëra-tjetrën, konkurrenca shtohet, gjenerohen më shumë fitime. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar futbollin, i cili është një moment kritik”, tha fillimisht Perez për “El Chiringuito”.