Sporti

Perez e dëgjon këshillën e Toni Kroos, Tijjani Reijnders është objektivi kryesor i Real Madrid për mesfushën

05/14/2025 14:49
nga:Mergim Rreci

Toni Kroos mund të jetë tërhequr nga futbolli profesionist, por ndikimi i tij te Real Madridi është larg të qenit i mbaruar.

Në fakt, sipas Fichajes, ish-lojtari i kombëtares gjermane i ka këshilluar klubit të marrë në konsideratë nënshkrimin e yllit të Milanit, Tijjani Reijnders, si pjesë e rindërtimit të ardhshëm të skuadrës.

Edhe pse Kroos nuk është më në fushë, mendimet e tij ende kanë peshë në Santiago Bernabeu dhe tashmë duket se klubi është i vendosur për transferimin e mesfushorit holandez.

Sipas ‘Radio Marca’, holandezi është rikthyer tashmë në objektivin kryesor të klubit dhe Florentino Perez do të bëjë gjithçka për transerimin e tij.

/GazetaBlic Sport/