Ndikimi i Santiago Bernabeu-t të ri vazhdon të jetë një temë e nxehtë debati, veçanërisht pas ndeshjes historike të NFL-së të së dielës së kaluar, e cila e riktheu stadiumin ikonik në plan të parë të të skenës ndërkombëtare.
Në një intervistë me GQ , presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, iu rikthye temës, duke theksuar vizionin që qëndron pas projektit: “Çdo madrilenë që hyn në Bernabeu duhet të ndihet sikur është pjesë e diçkaje unike. Teknologjia na lejon të bëjmë pikërisht këtë: të përmirësojmë çdo ndërveprim dhe të forcojmë lidhjen emocionale me tifozët tanë”, shpjegoi ai.
I pyetur për kthimin e mundshëm financiar nga këto zhvillime, presidenti sqaroi se kjo nuk është përparësi e klubit: “Ajo që ka vërtet rëndësi është t’u ofrojmë miliarda tifozëve tanë përvojën që dëshirojnë”, përsëriti ai.
/GazetaBlic Sport/


