Geek

Përdoruesit e Apple janë më të kujdesshëm – shumë pak e kanë përditësuar iOS

12/25/2021 18:50
nga:G C

Disa muaj më parë, Apple njoftoi përditësimin e saj të madh për platformën iOS 15.

Kompania me bazë në Cupertino krenohet rregullisht se përditësimi në iOS është përgjithësisht shumë më i shpejtë se sistemi i saj operativ konkurrues Android.

Kjo konfirmohet edhe me versionin iOS 15, por duket se shkalla e pranimit të kësaj platforme është shumë më e ngadaltë në krahasim me përditësimet e mëparshme.

Kjo është bërë e ditur nga kompania analitike Mixpanel, e cila zbulon se deri më 20 dhjetor, 65.3 për qind e pajisjeve kishin të instaluar iOS 15.

Sidoqoftë, iOS 15 është instaluar në shumë më pak pajisje sesa ishte rasti me versionin e mëparshëm. Në dhjetor të vitit të kaluar, iOS 14 ishte në 80.9 për qind të modeleve të iPhone.

Ajo që është interesante dhe e pazakontë është se për tre përditësimet e fundit të iOS, Apple nuk i ka hequr modelet më të vjetra të iPhone nga lista e të mbështeturve.

Kjo do të thotë se edhe pajisjet, si iPhone 6s, kishin mbështetje për iOS 13 dhe pritet që shumica e përdoruesve të kalojnë në versionin e ri sa më shpejt të jetë e mundur.

Është e mundur që me kalimin e viteve, përdoruesit e iOS janë bërë më të kujdesshëm dhe janë duke pritur me përmirësimin e iOS derisa të rregullohen defektet dhe problemet kryesore.

Përqindja që ka iOS 14 është ende më e lartë se ajo e Android. Google njoftoi në nëntor se Android 11 ishte instaluar në 24.2 për qind të pajisjeve. Është Android 11, jo Android 12 i fundit. Edhe më shumë pajisje përdorin Android 10 nga 2019. /Telegrafi/