Lajme

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqipton 326 gjoba brenda një muaji

02/06/2026 08:30
nga:Sh R

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në trafik.

Vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Sipas Policisë, këto shkelje përbëjnë rrezik serioz jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Autoritetet policore apelojnë që shoferët të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo formë shpërqendrimi, pasi edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja fatale.