Një grua është ankuar në polici se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar me forcë ta fus në veturë.
Në raportin e policisë thuhet se ankuesja së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj, ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Ankuesja së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.