Lajme

Përditëson Vatikani, kjo është gjendja e Papa Françeskut

02/26/2025 11:18
nga:Genita C

Papa Françesku po vazhdon të jetë në gjendje kritike, por të qëndrueshme, ka thënë Vatikani në përditësimin e tij të fundit.

88-vjeçari, aktualisht po kalon ditën e tij të 12-të radhazi në spitalin Gemelli të Romës, kur po merr trajtim pasi u diagnostikua me pneumoni në të dy mushkëritë.

Megjithatë, në një lajm premtues, Vatikani ka njoftuar të martën në mbrëmje se Papa mbetet në gjendje kritike, në një ditë kur Françesku vazhdoi një kthim gradual në detyrat e tij.

“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë mbetet kritike, por e qëndrueshme. Nuk ka pasur episode akute të frymëmarrjes dhe parametrat hemodinamikë vazhdojnë të jenë të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani.

“Në mbrëmje, ai iu nënshtrua një skanimi të planifikuar CT për monitorimin radiologjik të pneumonisë dypalëshe. Prognoza mbetet e kujdesshme. Në mëngjes, pasi mori Eukaristinë, ai rifilloi aktivitetet e punës”.

Françesku, i cili qëndron në një suitë speciale papale në katin e 10-të të spitalit, ka vazhduar të bëjë disa punë dhe është zhvendosur nga shtrati në një kolltuk, ndërsa në mëngjes merr Eukaristinë.