Lajme

Përditësohen të dhënat, gati 270 mijë qytetarët kanë votuar deri në ora 15:00

11/09/2025 15:28
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 269,535.

Ky numër i votuesve paraqet 20.47 % të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani.

Nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.