Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit në ora 18:14 për daljen e qytetarëve në zgjedhjet lokale.
Sipas KQZ-së, deri në këtë orë kanë votuar 661,434 qytetarë, që përbën 32.66% të të drejtës së votës.
Në këto zgjedhje lokale kanë pasur të drejtë vote 2,025,105 qytetarë, ndërsa mbeten më pak se 40 minuta deri në mbylljen e vendvotimeve.


