Drejtësia italiane i kërkoi qeverisë federale të Brazilit të zbatojë dënimin efektiv me nëntë vjet burg për Robinhon dhe mikun e tij Ricardo Falco për përdhunimin seksual të një të reje shqiptare, 23-vjeçare në atë kohë, në një diskotekë të Milanos, në orët e para të 22 janarit 2013, kur ish-reprezentuesi brazilian luante për Milanin.
Robinho dhe Ricardo Falco u dënuan përfundimisht dhe drejtësia italiane ia drejtoi, nëpërmjet kanaleve diplomatike, kërkesën qeverisë braziliane, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se, në shtator të vitit 2022, qeveria italiane kërkoi ekstradimin e Robinhos në vend, mohuar sipas nenit 5 të Kushtetutës braziliane, që ndalon ekstradimin e shtetasve kombëtarë.
Megjithatë, qeveria italiane ka përdorur tashmë një ‘kartë’ të re, pasi Traktati i Ekstradimit mes dy vendeve parashikon mundësinë e vuajtjes së dënimit në vendin tjetër.
/GazetaBlic Sport/


