Portieri i Real Madridit dhe i kombëtares belge, Thibaut Courtois, ka treguar në rrjetet sociale se nuk do të përfaqësojë vendin e tij nën drejtimin e trajnerit Domenico Tedesco.
“Dua t’u drejtohem tifozëve belgë dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar. Ndihem i privilegjuar që kam pasur nderin të veshja fanellën e kombëtares – as në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja që mund ta bëja më shumë se 100 herë, pas ngjarjeve me trajnerin dhe pas shumë reflektimeve, vendosa të mos kthehem në kombëtaren belge.
“Kam vendosur të mos kthehem në kombëtaren belge nën këtë trajner. Në këtë çështje, unë pranoj pjesën time të përgjegjësisë”, shkroi ndër të tjera, Courtois në Instagram.
/GazetaBlic Sport


