Lajme

“Përçarësi më i madh në PDK, Ramiz Lladrovci, thërret në unitet për Konventën Zgjedhore”

07/01/2021 22:00
nga:M K

Kandidati i PDK-së për komunën e Drenasit, Driton Ajazi ka kritikuar kreun aktual të qytetit industrial, Ramiz Lladrovcin.

Sipas Ajazit, Lladrovci është përçarësi më i madh dhe nuk ka të drejtë të thërret në unitet për Konventën Zgjedhore, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Konventa Zgjedhore e 3 korrikut në PDK
Përqarësi më i madh në PDK, thërret në unitet për Konventën Zgjedhore……..i fundit ndoshta është kryetari aktual i komunës së Drenasit të pronocohet për situatën në PDK e aq më pak të thërras në unitet të Partisë Demokratike të Kosovës, pasiqë ai as nuk përfaqëson ndonjë struktur qoftë të nivelit lokal apo të atij qëndrorë.
Për më tepër, është pikërishtë ai i cili i ka luftu dhe vazhdon ti luftoj strukturat e bastionit më të fuqishëm të PDK-së, siq janë strukturat e Degës së PDK-së në Drenas! Është pikërisht ky që e ka dëmtuar më së shumti PDK-në dhe është ky që ka përfitu më së shumti në kurriz të saj!
Edhe thirrja e tij në unitet është farzë, ose tentim i tij për të gjetur vend në ndonjë strofk tjetër!
Si duket, e ka nuhatur edhe ai se epoka e tij e realizimit të qëllimeve të tij politike përmes shantazheve tanimë po përfundon!
Prandaj, duke e përshëndetur Konventën e 3 korrikut, ftoj lidershipin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit që do të zgjedhet që PDK-në ta vendosin në pozicionin të cilin e kishte dikur si një parti shtetëformuese, parti që ka udhëhequr çdo proces të rëndësishëm nacional, parti që do të vlerësohet kontributi dhe meritokracia e secilit, e jo të individëve dhe grupeve te caktuara të interesit!
Dua ta citoj një thënje të liderit tonë z.Kadri Veseli, i cili padrejtësisht nuk gjendet sot në liri, se “kur të nalet PDK-ja, nalet Kosova”.
Prandaj është momenti i fundit që PDK të fillojë të lëvizë sepse ka stagnu edhe Kosova!
Sinqerishtë, D.A.

/GazetaBlic/