Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka phblikuar zyrtarisht emrat e kndidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale të 18 tetorit, Albin Kurti tashmë i ka emrat.
Siç merr vesh Gazeta Blic, lideri i VV-së është përcaktuar për disa nga emrat e kandidatëve.
Pos Prizrenit, ku Mytaher Haskuka do të rikandidoj, i pari i VV-së është përcaktuar edhe për kandidatët në Gjilan, Ferizaj e Kamenicë.
Ky burim brenda VV-së thotë se sipas të gjitha gjasave kandidat për Gjilan do të jetë deputeti Alban Hyseni.
”Në Ferizaj pritet që të garoj Valon Ramadani, derisa në Kamenicë Kadri Rahimaj. Këta kandidatë e kanë aminin e Kurtit, ndërsa pritet që shpejt të zyrtarizohen këto kandidatura”, tha ky burim.
Nga Vetëvendosje askush nuk ka pranuar të deklarohet për emrat e kandidatëve.
Ditë më parë, Gazeta Blic ka raportuar se në Prizren tashmë garës nga VV ro t’i hyjë Haskuka, i cili edhe pse nuk e ka mbështetjen e strukturave të degës, e ka mbështetjen e Kurtit.
Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës