Sporti

“Përbindëshi” shqiptar, shikoni statistikën fantastike të Armando Brojës në futbollin anglez

03/02/2022 23:01
nga:Mergim Rreci

Armando Broja ishte fantastik edhe në mbrëmjen e sotme në Kupën e Anglisë.

Sulmuesi shqiptar shënoi ndaj West Ham United në fund të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ishte i jashtëzakonshëm me drbilimin dhe golin e tij të realizuar.

Broja është një nga tre lojtarët e vetëm të Premier Leagues të moshës nën 21 vjeç që është përfshirë drejtpërdrejt në 10+ gola në të gjitha garat këtë sezon, së bashku me Bukayo Saka dhe Michael Olise.

/GazetaBlic Sport/