Sporti

Përballjet e tyre direkte në Kampionat Evropian dhe Botëror, statistika bindshëm më të mira nga Italia ndaj Spanjës

07/06/2021 17:12
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Italisë sonte takohet me Spanjën.

Italia dhe Spanja takohen në kuadër të gjysmëfinales së Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.

Këto dy kombëtare janë takuar 9 herë në historinë e Kampionatit Evropian dhe historinë e Kupës së Botës, 4 fitore për Italinë dhe vetëm një e tillë ka shkuar për Spanjën. Katër ndeshje të tjera janë mbyllur me barazim.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sonte me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/