Sporti

Përballje gjigantësh mes Fury dhe Joshua, ja ku pritet të zhvillohet super meçi mes dy boksierëve britanikë

09/06/2022 10:11
nga:Mergim Rreci

Anthony Joshua e ka pranuar ftesën e Tyson Fury për të luftuar në dhjetor.

Joshua (24-3, 22 KO) doli në rrjetet sociale për të rënë dakord me ofertën e kampionit të peshave të rënda të WBC, Tyson Fury për një luftë në dhjetor pasi ‘The Gypsy King’ e ftoi atë dy herë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të fundit, meçi mes tyre do të zhvillohet në stadiumin e Manchester United “Old Trafford”. Fury kishte deklaruar se e dëshironte një meç në këtë stadium, kjo për faktin se është një tifoz i madh i “Djajve të Kuq”.

Interesant është fakti se edhe Joshua është poashtu një tifoz i kësaj skuadre, kështu që pritet të kemi një super spektakël nëse kjo gjë konfirmohet.

/GazetaBlic Sport/