Sporti

Përballje e ‘zjarrtë’, bilanci direkt mes Shqipërisë dhe Serbisë

12/13/2024 13:31
nga:Mergim Rreci

Shqipëria i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kupës së Botës.

‘Kuqezinjtë’ do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letonia dhe Andora, shkruan GazetaBlic Sport.

Të drejtuarit e trajnerit Sylvinho do të përballen me serbët, pas plot 10 vitesh. Në gjithë historinë, Shqipëria dhe Serbia janë përballur vetëm 2 herë.

Dueli i famshëm i 14 tetorit 2014 të zhvilluar në Beograd, u la përgjysëm pas sjelljeve vandale të vendasve, teksa Shqipëria fitoi në tavolinë 0-3, ndërkohë në sfidën e 8 tetorit të vitit 2015, serbët fitonin në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2, falë golave të Ljajiç dhe Kolarov.

/GazetaBlic Sport/