Sporti

Përballje e jashtëzakonshme, Usyk dhe Dubois luftojnë për titullin e kampionit të padiskutueshëm

07/19/2025 17:17
nga:Mergim Rreci

Mbrëmja e sotme në ‘Wembley’ sjell përballjen e madhe në botën e boksit mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois, për titullin e peshave të rënda. 

Oleksandr Usyk, 38-vjeçari ukrainas i njohur si “The Cat,” synon të bëhet për herë të dytë në kohët moderne kampion i padiskutueshëm i botës me katër rripa – WBA, WBC, IBF dhe WBO, transmeton GazetaBlic Sport.

Nga ana tjetër, Daniel “Dynamite” Dubois, kampion aktual i IBF-së, kërkon revanshin e plotë për humbjen e kontestuar në raundin e 9-të në Poloni, duke u përpjekur të vendosë një precedent historik: kampioni i parë i padiskutueshëm britanik i peshave të rënda që nga Lennox Lewis (1999).

Ky meç pritet të fillojë rreth orës 23:00.

/GazetaBlic Sport/